Rruga që të shpie nga Korisha në Kabash të Prizrenit është një aventurë në vete e mbushur me bukuri natyrore e objekte të trashëgimisë kulturore.
Objektet e shumta të trashëgimisë kulturore mijëra vjeçare që gjenden këtu janë shenjë e qëndresës dhe jetës së fshatarëve.
Ndonëse ditëve të sotme askush nuk jeton në këtë vend, megjithatë bukuritë e fshatit janë mahnitëse.
I pasur me vegjetacion, ajër të pastër e histori të ndryshme, Kabashi është një oazë e bukurive të Kosovës.
Pavarësisht moshës, të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë larg pluhurit e zhurmës, mund të gjejnë veten këtu.