10-05-2024

Fshati Kabash i Prizrenit, oazë e bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore (VIDEO)

Rruga që të shpie nga Korisha në Kabash të Prizrenit është një aventurë në vete e mbushur me bukuri natyrore e objekte të trashëgimisë kulturore.

Objektet e shumta të trashëgimisë kulturore mijëra vjeçare që gjenden këtu janë shenjë e qëndresës dhe jetës së fshatarëve.

Ndonëse ditëve të sotme askush nuk jeton në këtë vend, megjithatë bukuritë e fshatit janë mahnitëse.

I pasur me vegjetacion, ajër të pastër e histori të ndryshme, Kabashi është një oazë e bukurive të Kosovës.

Pavarësisht moshës, të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë larg pluhurit e zhurmës, mund të gjejnë veten këtu.

Asnjë koment

Comments are closed.