Fshatrat e Prizrenit që do të mbesin pa rrymë deri në 5 orë
KEDS-i ka njoftuar për lokacionet e Prizrenit që nuk do të kenë rrymë për shkak të punimeve në nënstacionet e furnizimit.
Me datën 14 gusht do të punohet në nënstacionin në Prizrenin 3, prandaj do të ketë ndërprerje rrymën nëpër vendet që furnizohen me rrymë në dalja e Zhupes. Ndërprerja e energjisë do të jetë prej orës 10:30 deri në ora 15:30.
“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Manasteric Llokvicë, Neprogoshtë, Reqan, Pllanjan, Lubinje e Epërme, Lubinje e Ulët, Gornja – Sellë, Mushnikovë, TS Prevalla, Hotel Sharri, TS Sat styro,TS Shpia e bardhë, Sredska, Stajkovc, Bogoshevc dhe Drajqiq”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Sipas KEDS-it arsyeja e ndërprerje është pastrim i trasesë.