Ftesë familjeve të dëshmorëve në Prizren, që t’i marrin nga nesër vërtetimet për tërheqjen e druve nga komuna

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Prizren, Fidan Shala, njofton se, nga data 13 dhjetor 2019, prej orës 08:00 deri në ora 15:30, mund t’i marrin vërtetimet për tërheqjen e lëndëve djegëse (DRUVE PËR NGROHJE), në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Prizren e cila gjendet tek Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale afër zjarrëfikësve në Prizren.

Luteni që për arsye të kohës dhe motit të ligë vërtetimet t’i tërheqni sa më parë që të jetë e mundur, ka njoftuar kryetari i kësaj Shoqate, Fidan Shala./tvpz