Funksionalizohet sistemi i digjitalizuar për informata në 10 shkolla të Prizrenit

Sipas drejtuesve të këtij dikasteri, ky projekt është duke u pilotuar në 10 shkolla të komunës së Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Arsimit, i Prizrenit, Skënder Susuri, ka theksuar se DKA-ja nga fillimi i këtij muaji ka vënë në përdorim sistemin e digjitalizuar të shpërndarjes dhe pranimit të informatave dhe të dhënave të tjera, duke përfshirë edhe njoftimet për aktivitetet e ndryshme ditore, politikat e DKA-së dhe të MASHT-it, me shkollat.