Një automjet-kombi që është vjedhur në Prizren është gjetur në Mitrovicë.
Përmes njoftimit, Policia tregoi se pas procedurave automjeti-kombi do t’i kthehet pronarit të tij.
“Me datë 18 Janar 2023, Viktima nga fshati Shpenadi , KK Prizren ka raportuar në polici së në orët e e hershme të mëngjesit i është vjedhur automjeti-kombi W Crafter me mjete punë në të, vlera e automjetit me gjithë mjete të punës, nga ankuesi vlerësohet të jetë 30.000 (tridhjetë mijë) euro”.
“Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë dalë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet. Më vonë pas dite, të njëjtën ditë në bashkëpunim me qytetar, automjeti-kombi i vjedhur në Prizren është gjet në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe kombi është sekuestruar, automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do ti kthehet pronarit”, përmbyllet njoftimi.