Furra “Besi” në Prizren, ofron bukë falas për nevojtarët
Pronarët e furrës “ Besi” në Prizren, kanë njoftuar se do të japin bukë falas për nevojtarët.
Familjet në nevojë do të kenë mundësi që deri në normalizimin e gjendjes nga koronavirusi, të marrin bukë pa pagesë në furrën “Besi” në Prizren, e cila ndodhet në rrugën “ William Walker” në lagjen “ Bajram Curri”, thonë pronarët e saj.