Futbolli dhe politika – rasti Ozil
Në mënyrë të ngjashme u shpreh Ministri i Jashtëm Heiko Maas, i cili u takua me kolegun e tij britanik Jeremy Hunt një ditë pas dorëheqjes së ëzilit: “Nuk besoj se rasti i një multimilioneri që jeton dhe punon në Angli është tregues për aftësinë integruese në Gjermani”, tha politikani i SPD në Berlin. Hunti, nga ana tjetër, nuk donte të shprehej për Ozilin që luan me klubin e Londrës Arsenal.
Futbollisti Mesut Özil njoftoi të dielën se nuk do të luajë më për skuadrën gjermane. Gjyshërit e Özilit janë emigrantë turq, ai vetë është lindur në Gelsenkirchen në Nordrhein-Westfalen. Në vitin 2007, ai e la nështetësinë turke për të marrë atë gjermane. Një fotografi e Özilit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pak para zgjedhjeve presidenciale në qershor shkaktoi debat të madh në prag të Kampionatit Botëror.
Në kërkim të fajtorit
Disa politikanë gjermanë mendojnë se fajtore për dorëheqjen e Özilit është Federata Gjermane e Futbollit, DFB. Kështu politikani i të gjelbërve, Erhard Grundl, tha për DW-në se “Fillimisht akuzat e njëanshme të presidentit të DFB-së, Reinhard Grindel dhe menaxherit të ekipit të DFB Oliver Bierhoff në adresë të Mesut Özilit e shndërruan humbjen sportive të ekipit gjerman në Kupën e Botës në një krizë të të gjithë DFB-së”. DFB është tani përgjegjëse që puna integruese e futbollit të mos rëndohet.
Megjithatë sipas politikanëve në Berlin çështja nëse fotografia e Özilit me presidentin turk ishte apo jo korrekte dhe cili qe roli i tij në rezultatin e keq të ekipit gjerman në Botëror, nuk luajnë ndonjë rol sa i përket racizmit strukturor në futbollin gjerman.
“Plagë e thellë shoqërore”
Partia populiste e djathtë AfD e sheh dorëheqjen e Özilit si shembull “për integrimin e dështuar të shumë emigrantëve turko-myslimanë”, sikurse u shpreh në mediat sociale kryetarja e grupit parlamentar të kësaj partie, Alice Weidel.
“Çështja Özil dëshmon për një plagë të thellë sociale”, u shpreh Këshilli Qendror i Muslimanëve për DW. “Kjo të bëjë me racizmin në shoqëri ndaj të cilit duhet të sillemi hapur duke i dhënë një shans luftimit të tij”.
Presidiumi i Federatës Gjermane të Futbollit reagoi me një deklaratë për dorëheqjen e Özilit: “Mesut Özili kishte ndjenjën se nuk qe i mbrojtur në mënyrë të mjaftueshme si një objektiv sloganesh raciste kundër personit të tij, siç ishte rasti edhe me Jerome Boateng, për këtë na vjen keq”. Po ashtu DFB pranoi në mënyrë kritike se me qëndrimin e saj në trajtimin e kësaj çështjeje kishte dhënë kontributin e vet në ndezjen edhe më shumë të debatit. Por DFB i hodhi poshtë me vendosmëri akuzat për racizëm./DW/