18-08-2022

Futbollisti serb shpërndan postimin ku shkruhet se do të luajë (kundër Ballkanit) në të “ashtuquajturën Kosovë”

Futbollisti serb, Ivan Tatomiroviq që është pjesë e skuadrës së Zalgiris, kundërshtarit të Ballkanit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve ka shpërndarë një postim ku shkruhet se ai do të luajë në “të ashtuquajturën Kosovë”.

Ballkani dhe Zalgiris ndeshen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, raporton Demokracia.com.

“Sport.srbija1” ka publikuar në Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri” teksa kanë shkruar se ai do të luajë kundër Ballkanit në të “ashtuquajturën Kosovë”, duke shkaktuar një skandal të madh.

“Mbrojtësi ynë Ivan Tatomiroviq do të luajë me lituanezët e Zalgiris në ndeshjen kundër Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në postimin skandaloz të profilit në fjalë, raporton Demokracia.com.

Ivan Tatomiroviq këtë postim e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Zalgiris në mesin e futbollistëve ka edhe një serb tjetër në skuadër. Bëhet fjalë për Nemanja Ljubisavljeviq.

Ky i fundit është paraqitur në 16 ndeshje për Zalgirisin në kampionat, ndërsa ka realizuar një gol. Tatomiroviq është aktivizuar në pesë takime.

Dy futbollistët e lartpërmendur janë të lindur në Serbi dhe figurojnë si lojtarë të Zalgiris në vitet e fundit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.