13-07-2024

Futbollistja kosovare transferohet te Dinamo Zagreb

Edona Kryeziu ka bërë hapin e madh në karrierën e saj, duke u transferuar në futbollin kroat. Futbollistja nga Kosova është larguar nga KFF Mitrovica pas shtatë viteve dhe karrierën do ta vazhdoj ta gjiganti kroat Dinamo Zagreb.

Kryeziu tashmë është prezantuar nga klubi i futbollit të femrave Dinamo Zagreb, derisa ajo ka falënderuar KFF Mitrovicën dhe të gjithë për shtatë vitet e kaluara.

Kujtojmë se futbollistja e njohur luan në pozitën e sulmueses dhe është edhe reprezentuese e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e femrave.

28-vjeçarja tani e sa vite është një nga lojtaret më të mira si në futbollin kosovar, ndërsa te Dinamo Zagrebi do të bashkohet me ‘shoqen’ e saj Endrina Elezaj, e cila u prezantua gjatë ditës së premte.

Postimi pa ndërhyrje i Edona Kryeziut

“Faleminderit KFF Mitrovica

Faleminderit ekipit më të mirë në Kosovë, ekipit ku kalova 7 vitet më të mira të karrierës sime, ekipit i cili më dha gjithçka dhe u mundova të jap më të mirën time në çdo ndeshje, në çdo përvojë që patëm ndër këto vite. Për mua ishin vite të mrekullueshme që më falën çdo emocion që mund të përjetojë një sportiste. U rrita si një futbolliste profesioniste dhe arrita të mbroj ngjyrat e ekipit me shumë përgjegjësi dhe krenari.

Kishim momente të bukura së bashku të cilat nuk do t’i harroj kurrë, shkruam histori si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Të gjitha këto suksese nuk do t’i kishim arritur pa kryetarin tonë, z. Hajrullah Haxhiu, i cili ishte i pakusht në mbështetjen dhe ngritjen tonë me të gjitha këto suksese për të cilin do t’i jem falënderuese dhe mirënjohëse gjithë jetën. Faleminderit edhe drejtorit Adnan Ademi, i cili po ashtu ishte gjithmonë mbështetje shumë e madhe për ne. E falënderoj shumë sepse ishte gjithmonë aty për ne.

Faleminderit të gjithë trajnerëve posaqerisht Seid Onbashi, që punuam së bashku dhe bashkëlojtarëve të mia për gjithë këto vite që kemi kaluar së bashku, me shumë sfida dhe momente shumë të bukura.

Klubit KFF. Mitrovica i deshirojë me zemër suksese të mëtutjeshme

Faleminderit shumë edhe familjes time pa të cilët nuk do të isha kurrë këtu ku jam sot. Shpresoj t’i kem bërë krenarë

Nga sot, karrierën do ta vazhdoj në ekipin Dinamo Zagreb të Kroacisë, që për mua është një hap i rëndësishëm në karrierë dhe shpresoj që të bëj paraqitje dhe suksese të reja.”/GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.