02-05-2024

Futi në lajthitje disa biznese edhe në Prizren, në emër të “Teta Gjylit”, Azemi jep detaje: Ma kujtoi gjendjen e komandantëve të pasluftës

Aktori i njohur shqiptar Osman Azemi, së fundi është përballur me një situatë të pakëndshme.

Gentrit Shala nga Komuna e Gjilanit ka keqpërdorur emrin e tij duke nënshkruar kontrata me 5 biznese për xhirime dhe hapësirë reklamimi te seriali “Teta Gjyli”.

I njëjti është prezantuar si regjisor i serialit ‘Teta Gjyli’ dhe ka përfituar shuma të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast ka njoftuar Policia e Kosovës derisa bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 19.08.202-17:00. Me datë 24.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti duke i futur në lajthitje disa kompani të bizneseve ka përfituar shuma të ndryshme të parave. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të PK-së.

Indeksonline ka kontaktuar me aktorin Osman Azemi, i cili tha se ky mashtrim ia ka kujtuar kohën e pasluftës, kur kanë folur në emër të komandantëve.

Ky rast ma ka kujtu gjendjen e komandantëve të pasluftës që kanë fol në emër të tyre, qesi mashtrime”.

Ai dha detaje duke shpjeguar sesi arriti të kuptonte se dikush po përfitonte duke keqpërdorur emrin e tij.

Unë punoj me Klan Kosovën, serialin “Akshami me Gjylën” dhe gjatë rrugës kanë filluar të më thërrisnin disa biznese në telefon duke më thënë: “Kur ki me ardh me xhiru”?

Unë nuk i kuptojsha edhe ish një djalë i quajtur Gentrit Shala, i cili ka shkuar duke nënshkruar kontrata në emër të serialit “Akshami me Gjylën” dhe po ju mer të holla dhe mandej unë u ndisha keq sepse unë nuk e njoh atë person. Shkova e hapa rastin në polici, në stacionin e Gjilanit, sepse ai ish banor i Gjilanit.

Faleminderit prej Policisë të cilët e hetuan menjëherë dhe e kanë arrestu. Unë i posedoj edhe disa kontrata se qysh i ka falsifiku ku fatkeqësisht, disa prej tyre kanë renë pre e mashtrimit, dikush ka shpëtu, disa më kanë thirr më kanë thënë që dikush po flet në emër të juaj ndërsa unë kam thënë JO në emër tem nuk mundet më fol askush. Dhe mandej kam shku në polici dhe e kam lajmëru rastin”, përfundoi ai./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.