23-11-2024

Fytyrat e reja të deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Zgjedhjet e 6 tetorit e nxorrën në vendin e tretë Partinë Demokratike të Kosovës, si më të votuarin ka kreun e saj, Kadri Veselin, i cili ka marrë 146.057 vota, i dyti në listë renditet ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili me 28.169 vota, kurse i treti Mërgim Lushtaku me 18.444 vota.

Partia e Kadri Veselit do t’i ketë 25 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, akoma nuk dihet nëse bartësi i listës së PDK-së, Kadri Veseli, do të bëhet deputetë i legjislaturës së shtatë të kuvendit apo mandatin e tij do t’ia dorëzojë ndonjë kandidati tjetër të partisë së tij.

Pjesë e Kuvendit do të jenë edhe disa ish-ministra të PDK-së të legjislaturës së kaluar si: Uran Ismaili, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Kujtim Gashi, Enver Hoxhaj, ky i fundit ish-zëvendëskryeminister i Kosovës.

Deputetët që ishin pjesë e legjislaturës së kaluar të cilët do të jenë sërish pjesë e Kuvendit janë: Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Memli Krasniqi, Fatmir Xhelili, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Bekim Haxhiu.

Pjesë e Kuvendit të Kosovës nga ky subjet politik pritet të jenë edhe disa fytyra të reja si: Sejdi Hoxha, Gazmend Bytyçi, Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Besa Ismaili –Ahmeti, Floretë Zejnullahu  dhe Valdete Idrizi.

Votat e nevojshme për deputetë kanë arritur t’i sigurojnë edhe Ferat Shala, Bajrush Xhemaili dhe Hajredin Kuçi. /Gazeta Sinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.