12-10-2024

Ganiu i rënduar emocionalisht, Big Brother merr një vendim për të

Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga kjo shtëpi.

I rënduar emocionalisht, duke mos pasur fuqi as të shprehet për publikun, Big Brother VIP Kosova ka vendosur që ai të qëndroj brenda edhe për 24 orë të tjera. Ky vendim erdhi, pasi siç thanë ata, këto janë rregullat e lojës.

“Rregullat e lojës janë këto, duhet respektuar”, tha Jonida.

“Nuk po ndjehem mirë dhe nuk do të ndjehem mirë. Jam i ngarkuar emocionalisht, nuk jam mirë”, u shpreh Ganiu pas ‘rikthimit’ në “secret-room” atje ku vendosi të qëndojë i vetëm./GS

Asnjë koment

Comments are closed.