27-07-2024

Gashi: Me 60 mijë vota, Vjosa s’mundet me mujtë as Ramush Haradinajn

Analisti Astrit Gashi në Debat Plus tha se nëse marrin parasysh votat që Vjosa Osmani i ka marrë si deputete e LDK-së, dyshon se ajo do të kishte mundësi ta mundte Ramush Haradinajn në këtë kandidaturë, raporton Periskopi.

Ai tha se Vjosa Osmani nuk ka qenë asnjëherë më shumë se një deputete, dhe se votat si deputete nuk mund të merren për bazë për të parashikuar votat për Vjosën si kandidate për kryeministre, dhe nëse kjo bëhet atëherë ajo ndoshta nuk do të mund të dilte as më e votuar se Ramush Haradinaj.

“Nuk e kemi provu Vjosën si lidere, deri sot ajo ka qenë vetëm deputete e LDK-së. Nëse e shohim në bazë të atyre 60 mijë votave që i ka fitu me LDK-në, Vjosa nuk mundet me mujtë as Ramush Haradinajn, bile me këqyr me ato vota dyshoj se e mund Fatmir Limajn”, tha Gashi. /Periskopi

Asnjë koment

Comments are closed.