29-04-2024

Gazetari i CNN: Nëse Biden mbron epërsinë në këto dy shtete, fiton zgjedhjet

Nëse i nominuari demokrat për president, Joe Biden vazhdon kryesimin e tij në Nevada dhe Arizona, ai do të sigurojë 270 votat elektorale të nevojshme për të marrë presidencën, tha gazetari i CNN, John King.

“Nevada dhe Arizona nuk janë numëruar tërësisht, por Joe Biden po udhëheq dhe nëse mbron epërsinë në ai arrin në 270 vota elektorale edhe nëse nuk fiton Pensilvaninë,” Tha King.

Në Arizona ka akoma më shumë se 600,000 fletë votimi të mbetura për t’u numëruar, zyrtarët i thonë CNN.

Biden aktualisht kryeson ndaj Trump me rreth 93,000 vota në të gjithë vendin, 51% me 47.6%, sipas numërimit të fundit të CNN.

Sipas vlerësimeve joformale, Trump do të duhet të fitojë afërsisht 58% të votave të panumëruara për të kapërcyer epërsinë e Biden. /GazetaBlic

Asnjë koment

Comments are closed.