05-12-2020

Gazetari kontrovers: S’ka politikan në Ballkan i cili u poshtërua sikurse Vuçiqi para Trumpit!

Gazetari kontrovers i Maqedonisë Veriore, Milenko Nedelkovski e ka quajtur përulje qëndrimin (ulur në karrige) të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq përballë presidentit më të fuqishëm në botë, Donald Trump.

“Nuk besoj se ka një politikan në Ballkan, madje edhe në Maqedoninë e vuajtur, i cili ka përjetuar një poshtërim të tillë. Kjo fotografi duhet të ketë një titull: “Siç e imagjinon Dzokica i vogël, unë jam i mirëpritur për qentë…”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Arrestohet gazetari maqedonas që njihet si antishqiptar, Milenko Nedelkovski  – Fjala

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Ndryshe, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se marrëveshja e nënshkruar  në Washington është e mirë për Serbinë derisa zbuloi edhe për diskutimet e brendshme që ndodhën atje.

Shqiptarët thanë se do të nënshkruanin gjithçka nëse kthehej pika 10. Nuk ka njohje të ndërsjellë, serbët mund të qëndrojnë të qetë. Kur bëhet fjalë për Mini-Shengen, ata kishin disa kundërshtime, ata u përzien me Shenzhen, as ne dhe as amerikanët nuk e kuptuam vërtet”.

Vuçiq po ashtu ka thënë se marrëveshja nuk është trepalëshe, por mes Serbisë dhe SHBA-së, shkruan B92.

Kjo nuk është një marrëveshje trepalëshe, por një marrëveshje dypalëshe. Pala e tretë nuk njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare”. /Indeksonline/

Watch now: President Trump denies calling US war dead 'losers,' 'suckers' |  National News | pantagraph.com
Serbia, Kosovo normalize economic ties, gesture to Israel
Hit na društvenim mrežama: Vučić ukrao olovku Trumpu u Bijeloj kući
Vucic met with Trump

 

Mos i humb

Asnjë koment

Comments are closed.