21-05-2024

Gazetari Vitija: U konfirmua nga MSh që ordinanca ku vdiq 35 vjeçarja nuk është inspektuar kurrë

Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka thënë se është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë që Inspektorati Shëndetësor nuk e ka inspektuar kurrë ordinancën “Doktorat” në Malishevë qysh prej licencimit në qershor të vitit 2021.

Ai ka thënë se ordinanca ka qenë e licencuar vetëm për shërbime gjinekologjike.

“E konfirmuar nga MSh: Inspektorati Shendetesor nuk e ka inspektuar kurre ordinancen “Doktorat” ne Malisheve prej licencimit ne qershor 2021. Ordinanca ka qene e licencuar vetem per sherbime gjinekologjike. Sherbimi i stomatologjise ne kete ordinance ka qene i jashtëligjshëm”, ka shkruar Vitija.

Në këtë ordinancë ka vdekur një 35 vjeçare, pasi kishte shkuar për ta hequr dhëmbin.

Në këtë ordinancë ka vdekur një 35 vjeçare, pasi kishte shkuar për ta hequr dhëmbin.

 

SHPALLJE: SHITET SHTEPIA

 

Asnjë koment

Comments are closed.