Genta gati për t’u bërë nuse në Turqi
Këngëtarja Genta Ismajli po e mendon seriozisht që të bëhet një nuse e denjë turke.
Ajo ka takuar shefin e kuzhinës turke, Burak Özdemir për të mësuar disa metoda të reja gatimi rreth recetës së famshme ‘Kunefes’.
Këtë e ka treguar me anë të një videoje në Instagram, ku gëzohet pasi mëson teknikën e re nga Buraku.
Prej disa kohësh, Genta është zhvendosur në Turqi ku po zhvillon karrierën e saj profesionale dhe po shijon lidhjen e dashurisë.
Së shpejti, pritet të kemi një martesë sepse partneri Hysen Usta i propozoi në Urën e Bosforit.