18-05-2024

Getoar Besimi zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në “Ortakoll” të Prizrenit

Në kuadër të procesit zgjedhor, PDK në Prizren, mbajti Kuvendin zgjedhor 28 Nëntori” në  lagjen Ortakoll të Prizrenit, ndërsa për kryetar zgjodhi Getoar Besimin, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Falë mbështetjes së madhe dhe të pakontestueshme nga ana e delegatëve, sot jam zgjedhur me unanimitet të plotë, kryetar i nëndegës 28 Nëntori. Dua t’i falenderoj të gjithë për besimin e dhënë, dhe premtoj se do të jem në shërbim të të gjithëve pa dallim, për interesat e përgjithshme të qytetarëve të lagjes Ortakoll”, ka shkruar ai në profilin e tij në “facebook”, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Kjo është njëra nga nëndegët më të mëdha të PDK-së.

G. Besimi tashmë është edhe anëtarë i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, pasi tri ditë më parë zëvendësoi bashkëpartiakun e tij, Skëndër Sallauka, i cili liroi këtë pozitë.

Ndryshe PDK në Prizren tashmë ndodhet në prag të përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor, që do të finalizohet me Kuvendin e degës, që është caktuar më 13 prill, e në të cilin do zgjedhet edhe kryetari i ri i degës. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Getoar Besimi

Asnjë koment

Comments are closed.