24-11-2024

Gjashtë persona përfshihen në një rrahje në Prizren.

Gjashtë të dyshuar janë përfshirë në një rrahje në Prizren, ka njoftuar policia. Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit njoftohet se ngjarja ka ndodhur dje, në rrugën “Qazim Berisha”, ku gjatë ndërhyrjes dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Referuar raportit, me urdhër te prokurorit njeri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.