23-11-2024

Gjashtë të arrestuar në Prizren e Suharekë

Në Prizren e Suharekë ka vazhduar arrestimi për mosrespektim të orës policore. Në këtë kontekst janë arrestuar gjashtë persona.

Rastet e tyre do të trajtohen në procedurë të rregullt nga gjykata, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata e plotë e policisë  për 24-orëshin e kaluar

-Rr. Hysni Morina, Prizren, 14.04.2020-01:40.  Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

-Fsh. Vlashnje, Prizren 14.04.2020 – 07:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka dalë nga zona e Malishevës e cila është në karantinë dhe së bashku me pesë persona të tjerë ishin duke shkuar për të punuar në ndërtimtari. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregulltë.

-Fsh. Budakovë, Suharekë, 14.04.2020-20:56.Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregulltë.

Asnjë koment

Comments are closed.