18-05-2024

Gjashtë të lënduar në një aksident në Zhur të Prizrenit

Në fshatin Zhur të Prizrenit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:30, në mes dy veturave civile.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë presona dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.