Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë.
Në fakt rajoni i Prizrenit sot printe për nga numri i viktimave me 6 raste, raporton Gazeta e Prizrenit.
Tri raste janë nga Suhareka, dy nga Malisheva, ndërsa një rast është nga Rahoveci.
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës. /GazetaePrizrenit.net