27-04-2024

E rëndë: Nënë e bir nga Rahoveci vdesin brenda një dite nga Covid-19

Pandemia e Covid-19 vazhdon të marrë shumë jetë në Kosovë.

Brenda një dite Covidi u merr jetën nënës dhe djalit nga fshati Pataqan i Ulët i Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një shkrimi në Facebook.

“E nderuara familje Ahmeti, Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra.Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta!Bashkëndjejmë me ju!Ngushëllime!SL” shkruan Latifi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Asnjë koment

Comments are closed.