27-04-2024

Gjatë 24-orëshit, trefishohen lindjet në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 21 raste të lindjeve.

Krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm gjashtë raste,  kjo shënon jo vetëm shtimin për më tepër se tre fish të të lindurve, por edhe një numër që ka munguar prej ditësh në këtë qytet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, numri më i madh i tyre janë vajza, apo 12 sosh.

Një karakteristikë është se gjatë këtij 24-orëshi kanë qenë numër i vogël apo vetëm tri lindje “cezariane” (me operim), për dallim nga praktika e fundit, që vazhdon të preferohet nga nënat e reja, duke bërë që në përgjithësi numri i tyre përbën 1/3 e lindjeve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.