Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 41 banorë. Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë kanë lindur gjashtë foshnja më shumë, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.
Mbështetur në shënimet e maternitetit del se këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 25 djem apo nëntë më shumë se sa vajza, numri i të cilëve është 16. Javën e kaluar ndërkaq numri i vajzave ishte më i madh.
Gjatë kësaj jave një lindje ka qenë gemellare (binjak) dhe te dy të porsalindurit kanë qenë djem./GazetaePrizrenit.net/