18-05-2024

Përkujtohen 106 civilët e vrarë nga forcat serbe në Pastasellë të Rahovecit

Në 20-vjetorin e kësaj masakre, familjarët e të vrarëve kanë kërkuar drejtësi në raport me kryerësit e këtij krimi. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka apeluar tek institucionet që të bëhet më shumë për vendosjen para drejtësisë të kryerësve të këtyre masakrave, si dhe të merren më seriozisht me çështjen e të zhdukurve në Kosovë, raporton KTV.

Në këtë përvjetor, të pranishëm ishin edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, si dhe ish-kryetari i kësaj komune, Idriz Vehapi.

Asnjë koment

Comments are closed.