Gjatë vitit 2025, Zvicra ka dënuar me dëbim 50 kosovarë
Në Zvicër, gjatë vitit 2025, 250 shtetas nga Kosova dhe Shqipëria u dënuan me Landesverweisung, sipas statistikave të ndara sipas shtetësisë për të rriturit e dënuar.
Te shtetasit kosovarë, 13 persona figurojnë në kategorinë e të huajve me leje qëndrimi B, C ose Ci, ndërsa 37 të tjerë janë të regjistruar në kategorinë “të huaj të tjerë”. Për shtetasit shqiptarë, tabela evidenton 200 persona në kategorinë e fundit.

Statistika i referohet personave të rritur të dënuar me Landesverweisung gjatë vitit 2025 dhe duhet dalluar nga numri i personave që janë larguar faktikisht nga Zvicra. /Albinfo.ch

