27-07-2024

Gjenden burrë e grua të vdekur në një shtëpi në Prizren

Rastin e ka konfirmuar për Express, Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar nga policia.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Express se dy personat e gjetur pa shenja jete ishin burrë dhe grua./Express

Asnjë koment

Comments are closed.