Gjenden mbi 3 kilogramë ari të pa deklaruar në Prizren

Sipas raportit policor, në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi.
Gjatë operacionit, policia ka dyshuar se bizneset po ushtronin aktivitet ilegal duke mos deklaruar mallrat dhe duke iu shmangur obligimeve tatimore.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Prizren 2025, NN. Në koordinim me prokurorin janë kryer kontrolle në gjashtë biznese si dhe në tri shtëpi banimi nën dyshimin se bizneset kryejnë veprimtari të kundërligjshme duke iu shmangur tatimit lidhur me shitjen e arit. Gjatë kontrollit në lokalet e katër të dyshuarëve një f/k dhe tre meshkujve kosovar janë gjetur dhe sekuestruar ari i pa deklaruar me peshë rreth 3.775.33 gram, argjend të pa deklaruar me peshë 4.204.98 gram si dhe një armë pa leje. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”./GI

