24-11-2024

Gjendet 18 vjeçarja e zhdukur nga Prizreni

18 vjeçarja nga Prizreni, Blerina Gashi, është gjetur sot në gjendje të mirë shëndetësore.

Blerina Gashin, familja e saj e kishte shpallur të zhdukur tash e katër muaj, por pas raportimit të ditëve më parë të Klan Kosovës, puna e ekipeve e hetuesisë dhe Policisë së Kosovës pati rezultat.

Gjetjen e Blerina Gashit e konfirmoi edhe Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi i cili tha se vajza me vetdëshirë nuk do të kthehet në shtëpi tek familja e saj.

Ai ka shtuar se në këtë situatë autoritetet s’mund të bëjnë asgjë në kthimin e saj tek familja për shkak të moshës që ka, njofton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.