26-04-2024

Haskuka dhe Memaj, deklarohen rreth çështjes së koncesionit të pronës komunale

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me çështjen e dhënies me koncesion të pronës komunale në lagjen “ Bajram Curri”.

Në fillim të konferencës, kryetari Mytaher Haskuka, tha se kemi të bëjmë me një lajm tendencioz nga një portal, i cili bën shpifje të hapur ndaj një procesi krejtësisht ligjor dhe të rregullt, që ka të bëjë me kërkesën e një investitori për partneritet publiko privat me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale me kompensim.

Prona komunale në rastin në fjalë mund të quhet “tokë e vdekur” pasi që ajo është një sipërfaqe me rreth 4 ari, ku gjendet një trafostacion dhe parashihet të kalojë edhe trotuari, prandaj Komuna nuk mund ta shfrytëzojë ate për ndonjë projekt. Ndërsa me dhënien në shfrytëzim me kompensim të kësaj toke, Komuna do të mund të kishte përfitim duke e rritur vlerën e pasurisë komunale me një pjesë të ndërtimit në 4 deri 5 banesa.

Pra, veprimi i komunës është në dobi të interesit të përgjithshëm, ndërs për këto gënjeshtra dhe shpifje veçse kemi filluar të bëjmë gati padinë ndaj portalit në fjalë. Drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, tha se pronarit të kompanisë i lejohet ndërtimi sipas planit rregullues, dhe kemi të bëjmë me çështje krejtësisht transparente dhe të bazuar në ligj. Ai tha më tej se kjo çështje është politizuar skajshmërisht, sepse koncesione të kësaj natyre janë bërë edhe nga ish qeveria Muja, dhe se nuk bëhet fjalë për shleje ligjore.

Kryetari Haskuka, u përgjigj edhe në akuzat e degës së PDK-së rreth rastit në fjalë. Ndryshe, lidhur me këtë çështje është diskutuar shumë pak edhe në seancën e sotme të ndërprerë të Kuvendit të Prizrenit, dhe në një konferencë shtypi të degës së PDK-së, e cila ka akuzuar se propozim-vendimi për dhënien me koncesion të pronës publike komunale ,nuk ka bazë juridike, por në vete përmban veti korruptive dhe realizim të interesave të grupeve kriminale brenda VV-së./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.