26-04-2024

Gjendet drogë  e armë në një shtëpi në Prizren

Gjatë një kontrollit bastisje në shtëpitë pronë e një të dyshuari që gjendet në arrati, policia kanë gjetur dhe konfiskuar drogë, armë dhe municion, ndërsa është arrestuar një person, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Prizren, ndërsa janë konfiskuar 25.9 gram kokainë, 116.7 gram marihuanë, një pistoletë, 17 fishekë, një kasafortë metali me kartëmonedha të ndryshme në vlerë 840 €, një telefon celular, dy peshore digjitale dhe një mulli për bluarjen e marihuanës.

Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar  i cili kishte qëlluar si mysafirë në shtëpinë e bastisur, por me  vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Mbështetur në raportet policore, rastet e arrestimit për posedim apo shitje të substancave narkotike, pavarësisht sasisë janë shtuar dhe pothuajse nuk ka ditë ku mungojnë raportime të tilla./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.