Gjendet i mbytur në breg të detit një burrë në Durrës
Një burrë rreth 50-vjeç, është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Policia njofton se sot në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /noa.al/GazetaePrizrenit