19-05-2024

Suhareka, komuna e vetme e rajonit në zonën e kuqe shkaku i Covid-it

Për shkak të shtimit të rasteve të reja me Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë prej tash Suhareka është futur në zonën e kuqe, që konsiderohet  me rrezikshmëri të lartë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Referuar raportimeve ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftohet se brenda një jave janë konfirmuar 107 raste pozitive dhe 4 viktima.

Kësisoj Suhareka është komuna e vetme e rajonit të Prizrenit në këtë zonë.

Për shkak të kategorizimit në zonën e kuqe, në Komunën e Suharekës ndalohet qarkullimi nga ora 21:30 deri në 05:00.

Prizreni ndodhet në të verdhën, derisa Rahoveci, Dragashi, Malisheva, Mamusha janë në zonën e gjelbër.

Zona e portokalltë konsiderohet me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.