Para pak çastesh, është gjetur pa shenja jete një person në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren.
Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj. Sipas tij, viktima është i moshës 65 vjeçare dhe policia po e cilëson si vdekje e dyshimtë, raporton TV Prizreni.
Ndwerkaq, pwr Reporteri.net, Osmanollaj ka deklaruar se trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 10.
“Policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autbosuëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para dyshohet se i njëjti pra viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka thënë Osmanollaj.
Gjithashtu sipas tij, i njëjti nuk ka qenë i raportuar si i humbur.
“Informatat e para që kemi tani janë se i njëjti ka dalë që tri ditë nga shtëpia por që nuk është raportuar si person i humbur dhe se vendin ku është gjetur i vdekur e ka shfrytëzuar për vend strehim”, tha Osmanollaj. /GazetaePrizrenit.net