16-04-2024

Një femër lëndohet nga vetaksidenti në Gjonaj të Hasit

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, një vozitëse (kosovare) nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku me veturë.

Si pasoj e aksidentit, ajo ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.