Haskuka sqaroi se i infektuari që rezultoi pozitiv sot në Prizren, kishte ardhur nga një shtet tjetër

Njëri prej tyre ishte nga Prizreni, që edhe shënoi të infektuarin e parë në këtë qytet.

Për këtë rast, ka dhënë informacione kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Sot nga dy rastet që janë identifikuar me virusin COVID-19 në nivel të Kosovës, njëri është banor i Prizrenit. Nga koordinatori i Shtabit Emergjent, Visar Shehu, u njoftova që personi në fjalë ka udhëtuar jashtë vendit dhe pas kthimi është vetizoluar, ndërsa pas 12 ditësh ka raportuar që ka simptome dhe pas testimit ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, shkruan Haskuka në Facebook.

Tutje, Haskuka thotë se në këtë rast është me rëndësi të theksohet që personi ka qenë i disiplinuar dhe është përmbajtur këshillave të stafit mjekësor.

“Sipas analizës, bashkëshortja e tij ka dalur negative. Sidoqoftë sipas protokolit çdo person që ka pasur kontakt do të identifikohet dhe do të testohen për virusin COVID-19. Shpresojmë që të gjithë të na dalin negativë. Ky rast edhe njëherë na përkujton që nuk është koha të relaksohemi dhe që duhet me seriozitet t’i respektojmë udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Për të gjithë ata që kanë udhëtuar apo që kanë pasur kontakt me persona që kanë COVID-19, duhet të vetizolohen deri në dy javë, madje të mos kenë kontakt as me anëtarët e familjes. Në rast se vëreni simptomet, telefononi në numrin 194 apo në 038 200 80 800. Pa panik dhe me kujdes të shtuar! Mbetshi me shëndet! Rri në shtëpi ?, Rri pastër?, Rri në distancë ? ??”, ka shkruar Haskuka.