Gjendet i vdekur një person në Suharekë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në Shirok të Suharekës.
Burimet e IndeksOnline, mësojnë se një person ka vrarë veten.
I ndjeri ishte Ardian Tafolli, 32 vjeçar.
Rastin për IndeksOnlin e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi, Zëdhënës i Policisë.“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informacionin për një rast në Shirokë të Suharekës. Ekipet kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin. Viktima, u gjet në shtëpinë e tij, teksa vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor i QMF-së së Suharekës. Të gjitha veprimet janë në koordinim me prokurorin e rastit dhe rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes” deklaroi Gashi.