13-05-2024

Gjendet i vdekur një person në veturën e tij, në segmentin Vermicë-Prizren të autostradës

Në autostradën “Ibrahim Rugova” është gjetur i vdekur një person.  Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se personi është gjetur i vdekur mbrëmë në kilometrin e dhjetë të rrugës Vermicë-Prizren, në automjetin e tij të parkuar skaj rrugës.

“Mbrëmë rreth orës 19:15 është gjetur nga policia një trup i pajetë në një veturë, në kilometrin e dhjetë të autostradës ‘Ibrahim Rugova’ nga Vërmica në drejtim të Prizrenit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rastin jemi duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë”, ka thënë Osmanollaj.

Në raportin e Policisë, ndërkaq thuhet se viktima mashkull shqiptar ishte shtetas i Shqipërisë. /GazetaePrizrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.