15-07-2024

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Drin në afërsi te urës së Bahcallekut. 

Sipas policisë, trupi ende i paidentifikuar dyshohet se është rreth 40 vjeç,  i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune, ndërsa rupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Asnjë koment

Comments are closed.