Gjendet pa shenja jete një burrë në Krajk të Prizrenit
Një person është raportuar pa shenja jete, në fshatin Krajk të Prizrenit
Sipas informacioneve të portalit “Gazeta e Prizrenit” fjala është për S. C, lindur më 1966.
Sipas policisë, familjarët i kanë deklaruar se i ndjeri kishte pasur më parë probleme shëndetësore me zemër.
I ndjeri ra pa vetëdije në vendin e quajtur “Zabeli i Përcollit”, derisa një familjar e njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. /Gazeta e Prizrenit/