24-04-2024

Gjendet pa shenja jete një burrë në Krajk të Prizrenit

Një person është raportuar pa shenja jete, në fshatin Krajk të Prizrenit

Sipas informacioneve të portalit “Gazeta e Prizrenit” fjala është për S. C, lindur më 1966.

Sipas policisë, familjarët i kanë deklaruar se i ndjeri kishte pasur më parë probleme shëndetësore me zemër.

I ndjeri ra pa vetëdije në vendin e quajtur “Zabeli i Përcollit”, derisa një familjar e njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. /Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.