16-03-2025

Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë, pranë vetes kishte një ar:më zjarri

Një person është gjetur i shtrirë në tokë, pa shenja jete në Pejë, ku dhe pranë tij është gjetur edhe një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, përveç Policisë, në lokacionin ku ka ndodhur ngjarja kanë dalë edhe ekipet mjekësore, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia në koordinim me Prokurorinë tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq, rasti është inicduar si “Hetim i vdekjes”.

Lexo edhe:

Ky është punëtori i sigurimit që u gjet i vdekur në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.