21-11-2024

Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës në Prizren

Siç mëson Sinjali, viktima është një burrë 72-vjeçar, B.K., vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pasi rasti është raportuar, ka intervenuar edhe Policia në lokacionin ku u gjet i ndjeri, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.