09-11-2024

Serwer thotë se dialogu do të përparonte nëse Vuçiq nuk do ta trajtonte Kosovën si territor të Serbisë

Profesori amerikan, Daniel Serwer, është deklaruar sërish për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kishte zgjidhje nëse presidenti serb nuk do ta trajtonte Kosovën si territor të Serbisë, por si shtet fqinj.

“Serbia mund të shpallë se respekton autoritetet e Kosovës dhe territorin e Kosovës, ta trajtojë atë në mënyrë fqinjësore. Më pas ajo mund të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska dhe trazirat kundër trupave të KFOR-it. Një gjë e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike dialogun, edhe pa njohje zyrtare diplomatike”, ka potencuar Serwer për Danas.

Sipas tij, në vend të kësaj Beogradi bëri krejt të kundërtën.

“Ai vazhdon të vërë në dyshim autoritetin qeverisës dhe territorin e Kosovës në çdo rast”.

Serwer thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bën ndërhyrje të ashpra edhe në Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë.

“Ndërhyrja në Mal të Zi është e dukshme. Ndërhyrja në Bosnje dhe Hercegovinë është disi më pak e dukshme, por kjo ndodh sepse Milorad Dodik më së shumti bën atë që dëshiron Vuçiq. Ai aspiron një botë serbe, që do të thotë se Beogradi de facto kontrollon popullsinë serbe në vendet fqinje. Ai po bën shumë progres në këtë drejtim”, ka thënë mes tjerash ai.

Asnjë koment

Comments are closed.