27-11-2024

Gjendet pa shenja jete një person në një motel të Prizrenit

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në një motel (emër i njohur për redaksinë) në Prizren, dje në mesdite.

Sinjali merr vesh se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Përpos ekipit mjekësor, në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika.

Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Asnjë koment

Comments are closed.