Gjendja e fundit rreth Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar 22 raste të reja me COVID-19 nga 888 testime në 24 orë.
Sipas të dhënave, në këtë periudhë kohore nuk është shënuar asnjë vdekje.
“Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,188”, thuhet në njoftim.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,824,287 doza të vaksinës.
Të dhënat tregojnë se deri më sot 821,331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Deri më sot janë dhënë 100,804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, theksohet tutje.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 499.