19-05-2024

PDK-ja i bën kërkesë Qeverisë të nisë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së

Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që edhe veteranët të paguhen në bazë të pagës minimale të propozuar.

Këtë kërkesë e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, ku po ashtu kanë kërkuar që të bëjë edhe  kategorizimin e tyre.

“Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë Kurti që të nisë menjëherë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së dhe kategorizimin e tyre”, tha në konferencën për media sekretari për organizim dhe zgjedhje i PDK-së, Betim Gjoshi.

“Ashtu siç kemi thënë shumë herë, me këtë hap jo vetëm që do të ndaloheshin përfitimet financiare për mashtruesit, por do t’i bënim nderë edhe historisë, duke larguar mashtruesit e falsifikatorët nga historia e UÇK-së, të cilës nuk i kanë takuar asnjëherë. Partia Demokratike e Kosovës e fton Kryeministrin Albin Kurtin që të bëhet i pari që heq dorë nga të qenit veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fjalët e vartëses së tij, si mund t’i thotë vetes veteran dikush i cili nuk e ka veshur asnjë minutë uniformën e UÇK-së?! Prandaj, Kryeministri Kurti duhet t’i jap fund mashtrimit të tij se ka qenë pjesë e një historie pa i takuar kurrë asaj”, ka thënë Gjoshi./GS

Asnjë koment

Comments are closed.