Gjendja e fundit rreth Covid 19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 0 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259.